Një studim i ri në Kinë zbuloi se macet mund të infektohen nga koronavirusi SARS-CoV-2 që shkakton sëmundjen Covid-19. Për më tepër, macet mund të infektojnë njëra-tjetrën, pa shfaqur asnjë simptomë. Sidoqoftë, nuk ka asnjë provë që kafshët mund të sëmuren rëndë dhe të vdesin nga koronavirusi.
Qentë nga ana tjetër, nuk ndikohen nga virusi. Virusi u gjet në feçet e pesë qenve, por nuk ishte infektiv. Derrat, pulat dhe rosat gjithashtu nuk preken.Sipas ekspertëve, nuk duhet të trembeni nga kafshët shtëpiake pasi provat e kryera në laborator kanë pak deri në aspak gjasa të përsëriten në natyrë.
Skenari i përdorur nga shkencëtarët është tërësisht jorealist. Ata aplikonin doza jashtëzakonisht të larta virusi në hundët e maceve 8-muajshe dhe macet në shtëpitë tona apo në natyrë nuk do të ekspozoheshin kurrë ndaj asaj sasie. Pra, kemi të bëjmë me një rrethanë artificiale që s’përsëritet në realitet.
Koronavirusi SARS-CoV-2 është goxha i ngjashëm me SARS-Cov, i cili u përhap në vitet 2002-20004 dhe shkaktonte një sëmundje vdekjeprurëse të quajtur SARS. E njëjta gjë ndodhi dhe asokohe. Shkencëtarët zbuluan se macet mund të infektoheshin me SARS-CoV, por nuk ua transmetonin maceve të tjera apo njerëzve. Gjasat janë që e njëjta gjë vlen dhe për pandeminë e tanishme./anabel/
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...