Këtyre dhe pyetjeve të ngjashme u janë përgjigjur dy profesionistët e mjekësisë, Dr. William Shilman dhe Dr. David Buchholz, njofton Panacea.mk.
A ekziston ndonjë mënyrë për të zbuluar se dikush ka pasur COVID-19, dhe të mos ketë pasur dijeni për këtë?
Nuk kemi asnjë provë për këtë. Jemi duke zhvilluar teste të antitrupave për të parë nëse dikush ka pasur një infeksion të tillë më parë, por ato akoma nuk janë të gatshëm për përdorim klinik. Mënyra e vetme e sigurt për të zbuluar është të testoheni derisa jeni akoma të infektuar.
A është e mundur të keni virusin edhe pa simptoma?
Koronavirusi ka spektër të ndryshëm të simptomave. Ka njerëz që nuk kanë asnjë simptomë, të tillë si ato me simptoma shumë të lehta të ngjashme me të ftohtit, si rrjedhja e hundëve dhe dhimbjet e fytit, si dhe njerëzit që kanë simptoma më të rënda të ngjashme me gripin, të tilla si temperatura e lartë, dhimbje të muskujve, gulçim dhe kollitje. Disa gjithashtu kishin pasur frymëmarrje të vështirësuar dhe kishin nevojë për kujdes intensiv. Hulumtimet e fundit kanë treguar që disa nga simptomat përfshijnë edhe humbjen e ndjenjës së të nuhaturit dhe shijes.
Cila është përqindja e atyre që nuk kanë pasur simptoma?
Aktualisht në New York po i testojmë vetëm ata me simptomat më të rënda. Nuk dimë gjë për atë. Por një studim i zhvilluar në Islandë, ku ishte testuar një pjesë e madhe e popullsisë, tregoi se 50% e njerëzve që rezultuan pozitivisht ndaj korovirusit nuk kishin simptoma.
Personat që janë asimptomatikë, a janë gjithashtu të infektuar?
Një pjesë e konsiderueshme e njerëzve që janë plotësisht asimptomatikë, janë të infektuar një pjesë të kohës. Në këtë pikë ne nuk e dimë për sa kohë, pasiqë nuk kemi teste për infeksione asimptomatike. Kur njerëzit kanë simptoma, ato janë infektuar një ose dy ditë para se të shfaqen simptomat, dhe kur ato manifestohen, simptomat mund të jenë ngjitëse për disa ditë. Kemi dëshmi për praninë e virusit edhe disa javë pasi simptomat kanë kaluar. Është e vështirë të dihet nëse këto janë viruse reale, të gjalla që mund të infektojnë dikë apo janë thjesht viruse të vdekura që trupi i nxjerr.
.A duhet që dikush të sillet ndryshe, nëse mendon por nuk e di me siguri, se ai tashmë ka koronavirus?
Nëse jemi të gjithë në këtë, të gjithë duhet të respektojmë masën e distancës shoqërore. Duke pasur parasysh që në këtë pikë nuk ka asnjë mënyrë të vërtetë për të ditur nëse dikush ka pasur koronavirus, përveç nëse nuk ka simptoma dhe është testuar, veproni sikur të mos e keni atë. Vazhdoni të bëni gjërat që të gjithë duhet të bëjmë tani: distanca sociale dhe higjena e duarve.
Nëse kam infeksionin koronavirus dhe jam shëruar, a mund të infektohem përsëri?
Nuk ka asnjë provë që dikush ka pasur koronavirusin më shumë se një herë. Dikush me sistem imunitar normal që ka reaguar ndaj virusit dhe është shëruar duhet të jetë imun për të paktën një vit, nëse jo edhe gjatë gjithë jetës.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?