Xhudistët kosovarë i bashkohen kampanjës për luftimin e koronavirusit

23:56 | 4 Prill 2020
A. B.

Ekipi Olimpik i Kosovës i xhudos ka pozuar me letër të bardhë për t’i bashkuar kampanjës së rrjeteve sociale me “hashtag-et” RriNShpi, BëjSport dhe Kënaqu.

Kampanja për t’i motivuar të gjithë qytetarët të qëndorjnë nëpër shtëpi gjatë kohës sa zgjat kriza e koronavirusit po mbahet duke krijuar foto dhe video nga shtëpia, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe, transmeton Gazeta Express.

“Letra e bardhë simbolizon dërgimin e mesazhit të paqes në botë”, thuhet në postimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Ekipi Olimpik i Kosovës është vetizoluar në klubin Ippon dhe po i vazhdon atje stërvitjet, në përgatitje për garat që pritet të mbahet këtë vit, si Kampionati Evropian i xhudos.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme