Mjeku italian, Luigi Cavanna, një onkolog në pension, ka luftuar koronavirusin duke trajtuar pacientët në shtëpi.
Cavanna, që jeton në zonën më të goditur të vendit, ofroi ndihmën e tij për luftën kundër virusit të ri, dhe si shumë kolegë të tij, pa pavione urgjente dhe pa njësi të kujdesit intensiv, transmeton portal arbresh.info
Kur një banor i qytetit të tij u shfaq me simptomat e Covid-19, Cavanna dhe kolegët e tij e vizituan atë në shtëpi, kryen një test ultratinguj në gjoksin e saj dhe menjëherë përshkruan ilaçe antivirale që zakonisht përdoren për të trajtuar malarinë, lupus dhe artritin reumatoid.
Ata lanë një oximeter me të, në mënyrë që të mund të dërgonte të dhëna për nivelin e oksigjenit në gjak gjatë ditëve në vijim dhe ajo ngadalë u përmirësua.
Që atëherë, mbi 100 pacientë janë trajtuar nga shtëpia e tij.
Më pas se 10 përqind e pacientëve të tij janë shtruar në spital, pasi shumica ia kanë dal që të shërohen nga trajtimi që u ka bërë mjeku në shtëpi.
Ajo që tani po bëhet e njohur si “modeli Piacenza” tashmë ka frymëzuar kolegët në rajonin e tij.
Autoriteti shëndetësor lokal dhe administrata rajonale e Emilia Romagna po bashkojnë ekipe të ngarkuara me trajtimin dhe monitorimin e pacientëve COVID-19 në shtëpi.
Cavanna shpreson se qasja e ndjekur nga ai dhe kolegët e tij do të përsëritet nga të tjerët.
Rajone të tjera italiane tashmë kanë marrë kontakt për të ditur më shumë rreth strategjisë, e cila mund të jetë veçanërisht e frytshme në zona që janë prekur më pak nga epidemia.
Italia ka qenë një ndër vendet më prekura nga Covid-19 në Europë./arbresh.info/
https://twitter.com/Oncoinfo_it/status/1244926194774085634
Kumbaro uron 28 Nëntorin, ndan pamje nga fëmijët e Përmetit ...
Rusia kryen sulm masiv ndaj sektorit të energjisë të Ukrainë...
E ngacmon një femër në rrjete sociale, arrestohet një person...
Policia shqipton mbi 2 mijë e 100 gjoba brenda 24 orëve
Sinani uron Festën e Flamurit: “Të bashkuar për të ruajtur i...
Kanosi verbalisht zyrtarin policor, arrestohet një person në...