Gjatë ditës sotme ka vijuar hetimi epidemiologjik në dy vatrat e reja të lagjeve Dobraç dhe Kiras të Bashkisë Shkodër.
Janë marrë edhe 12 tampona të tjerë për këto dy familje, ndërkohë nga numri i emergjencës 127 janë njoftuar edhe për 3 raste të dyshuar për Covid -19, pacientë të moshave 80, 48, 25 vjeç, me klinikë të shfaqur pa histori udhëtimi.
Monstrat janë dërguar në ISHP, se bashku me 2 mostra të tjera të dërguara nga SR sot në mëngjes, gjithsejt janë 17 mostra për të cilët pritet përgjigje, raporton Ora.
Monstra e pjesëtarit të komunitetit rom që është dërguar mbrëme në ISHP në Tiranë, ka dalë negativ.
Ndërkohë në Malësi të Madhe është marrë mostra e një personi nga Koplik i Sipërm që kishte kontak me dy familjet dalë pozitiv në Shkodër dhe është dërguar në ISHP Tiranë, ndërsa personat e tjerë të familjes nuk kishin shenja klinike të dyshuara, por janë vënë në karantinim.
Nga ISHSH, jane inspektuar dhe monitoruar rreth 62 subjekte, prej te cilave 32 subjekte kryenin sherbime, per te cikat nuk u moren masa administrative, dhe 27 subjekte u konstatuan te mbyllura.
Krasniqi: Toni, fituesi i 5 medaljeve olimpike si trajner, ë...
Telekomi i Kosovës mban konferencë për media, pjesëmarrës Ku...
Kina, Meksika, Kanadaja reagojnë ndaj kërcënimeve të Trumpit...
Protesta e PD-së në Tiranë, 44 të shoqëruar në komisariatet ...
Osmani pritet nga Presidenti i Kolumbisë: Mirënjohëse pafund...
Protesta e opozitës në Tiranë, lirohen 21 protestues