Kryetari i Dibrës, Hekuran Duka, i cili e drejton edhe Shtabin operativ komunal, në konferencën e sotme për shtyp shprehu falënderim të madh edhe për grupin e mjekëve të cilët Ministria e Shëndetësisë i dërgoi në Dibër.
“Është bërë rotacion i një grupi mjekësh të cilët ishin në Dibër, ndërsa erdhën katër të tjerë. Falënderim të madh për mjekët të cilët në këtë gjendje të rëndë ishin krah për krah me mjekët në Spitalin e Përgjithshëm në Dibër, të cilët i falënderojmë nga zemra për sakrificën e tyre dhe kontributin në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë”, tha Duka.
Ai informoi edhe për gjendjen e sigurisë në 24 orët e kaluara, të cilën e vlerësoi të qetë.
“Nuk është vërejtur mosrespektim i orës policore, ndërsa 126 persona të cilët janë në izolim shtëpiak rregullisht kontrollohen nga policia, me qëllim që të mos dalin dhe të lëvizin nëpër qytet. Numri i atyre të cilët janë në izolim shtëpiak është më i vogël në krahasim me dje, ndërsa prej sot ky numër pritet të jetë më i vogël për dyzetë pasi u kalon periudha e izolimit të obligueshëm”, shtoi Duka.
Sipas tij nga 49 rastet e konfirmuara deri dje me koronavirus, 11 janë shëruar, për fat të keq katër kanë vdekur, ndërsa 34 janë duke u mjekuar, me ç’rast një pjesë e tyre e kanë kaluar karantinën dyjavore dhe u janë bërë nga dy testime, me ç’rast nëse edhe testi i dytë është negativ, do të konsiderohen të shëruar.
Sipas tij priten rezultatet e 22 personave të dyshuar të testuar.
Bëri apel për respektimin rigoroz të masave dhe rekomandimeve me vërejtjen se gjendja me epideminë e koronës nuk është tejkaluar
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...