“Muzika flet italisht”, ka qenë motja me të cilën ka filluar java italiane e kulturës në Kosovë që do të mbahet deri më 25 tetor në Prishtinë.
Në këtë javë ku do të prezantohet filma e diskutime të ndryshme u tha se rëndësia e kulturës e gjuhës italiane nuk ka luajtur rol vetëm në formimin e këtij shteti gjatë etapave të ndryshme të historisë por po ashtu ka luajtur rol edhe në vendet përreth ku gjuha italiane gëzohen statusin e gjuhës zyrtare.
Ambasadorjae Zvicrës, Krystyna Marty Lang shtet ky në të cilën gjuha italiane është njëra ndër katër gjuhët zyrtare tha se është e lumtur që është prezente në shënimin e kësaj jave, duke shtuar se shumëllojshmëriae kulturave dhe e gjuhëve në shtetin e saj janë elementet bazike të identitetit të Zvicrës.
“Pluralizmi kulturor dhe gjuhësor janë elementet fundamentale të identiteti të Zvicrës. Ky pluralizëm, është një pikë e fortë por edhe një sfidë e vazhdueshme që kërkon vazhdimisht të bashkohen kompromisi dhe mirëkuptimi. Kombi jonë është një rezultat i dëshirës së përbashkët për të jetuar së bashku dhe me vullnetin për të kuptuar gjuhën e tjetrit dhe kulturën e tjetrit”, tha Lang.
Baki Jashari drejtor i Filharmonisë së Kosovës u shpreh të jetë i befasuar nga festa që i ishte bërë. Ai përveç që theksoi rëndësinë që ka lëvizja e artistëve jo vetëm në shtetin italian por edhe në vendet e Bashkimit Evropian, tha se është e rëndësishme ndërtimi i një salle koncertale në Kosovë, sallë kjo e cila me vite po kërkohet nga komuniteti i artistëve.
“Të shfrytëzojmë rastin të përcjellim tek ju me respekt edhe dëshirën e këtij komuniteti në Kosovës të kemi bashkëpuni me më intensiv. Pse jo edhe lëvizje më të lirë të studentëve, muzikantëve dhe grupeve të ndryshme muzikore të cilat natyrisht dëshirojnë të përformojnë edhe në Itali por edhe në vendet e tjera të Bashkimit Evropian”, tha Jashari.
Ndërsa, nikoqiri i takimit ambasadori italian në Kosovë, Andreas Ferrares pasi që foli për historinë e Italisë, tha se muzika me krijimin e shtetit italian janë shumë të ndërlidhura me njëra tjetrën. Sipas tij, muzika ka qenë forca që ka bashkuar shtetin italian.
“Shteti, historia dhe forca e bashkimit bëhet përmes muzikës, përmes anës emotive, pasi që muzika jep shumë emocione dhe muzika ia ka arritur të bashkoj shumë njerëz dhe ka qenë instrumenti më i mirë që është përdorur për të arritur këtë qëllim”, tha Ferrares.
Në fund të konferencës së sotme performuan sopranoja Arta Jashari e shoqëruar nga pianistja Lule Elezi.
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...