Menjëherë pasi një punonjës i burgut të Rrogozhinës rezultoi pozitiv ndaj CoVid-19 dhe pasi u karantinuan në shtëpi 4 persona, sot janë karantinuar në shtëpi në total 12 persona që punonin në këtë burg.
Fatmirësisht deri më tani vetëm njëri prej tyre rezulton të jetë me CoVid-19, ndërsa persona e tjerë dyshohet se kanë pasur kontakte të ngushta me personin “pozitiv” duke shtuar dyshimet se edhe ata mund të jenë prekur.
Në karantinë është edhe drejtori i burgut të Rrogozhinës ndërsa shumica e personave të tjerë të karantinuar janë efektivë të këtij burgu.
Top Channel raporton se është bërë një analizë edhe për dy të burgosur të tjerë, konkretisht një në burgun e Durrësit dhe një në burgun e Peqinit por fatmirësisht të dy kanë dalë negativ ndaj CoVid-19.
Zjarr në një banesë në Ferizaj
Sherr mes të miturve në Korçë, lëndohet njëri prej tyre
Operohet me sukses Militao pas lëndimit në ACL
Haradinaj në tryezën ‘Aleanca për Ujin’: Program...
Aliu ka takuar Zëvendëskomandantin e Komandës Regjionale – L...
OKB: Më shumë se 3.5 miliardë njerëz jetojnë pa tualete të s...