Google ADS

Shërimi i mjekut Kraja, Meta: Janë heronj

12:48 | 4 Prill 2020
Arbresh.info

“Shërimi i Profesor Dhimitër Krajës është një lajm i mirë që na gëzon të gjithëve!” ky është reagimi i presidentit Ilir Meta në lidhje me shërimin nga koronavirusi e mjekut Dhimitër Kraja.

Meta me pas iu ka uruar shërim të shpejtë gjithë të prekurve nga pandemia e COVID-19, ndërsa ka theksuar se duhet përforcim i masave mbrojtës.

Reagimi i Metës:

“Shërimi i Profesor Dhimitër Krajës është një lajm i mirë që na gëzon të gjithëve! Duke ju uruar shërim të shpejtë edhe të gjithë të prekurve nga pandemia COVID-19, theksoj edhe njëherë rëndësinë e forcimit të masave mbrojtëse për të gjithë mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës, të cilët janë në vijën e parë të frontit, duke shërbyer me përkushtim, profesionalizëm dhe sakrifica në mbrojtje të shëndetit të çdo qytetari. #MjekëtJanëHeronj ”, shkruan Meta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme