Ish-ushtari i UÇK-së nga Malisheva, Faik Zogaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin e vendit, Albin Kurti për mospërfshirjen e veteranëve të luftës në pakon emergjente ndihmuese pas situatës së krijuar me koronavirusin.
Sipas Zogajt, vet Kurti është “veteran mashtrues”, dhe kjo sipas tij është arsyeja pse nuk i ka dalë në ndihmë kategorive të dala nga lufta.
Zogaj me anë të një postimi në Facebook ka treguar se ka edhe bashkëluftëtarë të dëshmorit Mujë Krasniqi që për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike dhe mos-përkrahjes nga shteti, kanë mbetur edhe pa miell.
Postimi i plotë i Zogajt:
Te nderuar Bashkluftetar amundeni te me tregoni dikush prej jush a eka pa Albin Kurtin ne Luft Albin Kurti qenka veteran i rrejshem, sepse keshtu tha Rexhep Selimi ne emision ne TV Dukagjin , po e citoj : pa marr pjese ne tri beteja nuk mund te jesh veteran luftetare, a po me tregon dikush ne cilat beteja ka marr pjese Albini. Tash pi kuptojm pse nuk po na ndihmon neve veteraneve te vertet Albin Kurti sepse vet eshte veteran mashtrues, une njoh plot bashkluftetare te mi e te komandant Muje Krasniqit qe as mill nuk kan , nese doni jau tregoj edhe emrat.
Turp per ket kryeminister qe i thot vetit veteran, turp per qeverine. Dhe nese Podojm me qkap Shtetin duhet te Pastrohen Listat e Veteranve.apo i bejm te gjith Qytetaret Veteran.
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...