Jemen, vriten 4 civilë në një sulm të Arabisë Saudite

11:44 | 4 Prill 2020
Arbresh.info

Katër civilë nga një familje në Jemen janë vrarë në një sulm me raketa nga Arabia Saudite, tha grupi rebel Huthi i mbështetur nga Irani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Televizioni i lëvizjes Huthi, Al-Masirah, raportoi se Arabia Saudite ndërmori sulm me raketa në rrethin Razih të provincës Sada dhe se në mesin e katër civilëve të vrarë gjenden dy fëmijë.

Ndërkohë, Arabia Saudite ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë lidhur me këtë zhvillim.

Jemeni është përfshirë nga dhuna dhe kaosi që nga viti 2014, kur rebelët Huthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin, Sana.

Kriza u përshkallëzua në vitin 2015 kur një koalicion ushtarak i udhëhequr nga sauditët filloi një fushatë shkatërruese ajrore që synon të kthejë territoret e pushtuara nga rebelët.

Dhjetëra mijëra shtetas të Jemenit, duke përfshirë civilë, besohet të jenë vrarë gjatë konfliktit i cili ka shkaktuar krizën më të keqe humanitare në botë, pasi miliona persona mbeten në rrezik të urisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme