Filipçe: Më kot luftojmë kundër lajmeve të rreme, nëse Mickoski në mënyrë të vetëdijshme krijon panik

11:17 | 4 Prill 2020
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në rrjetin social ‘Twiter’ shkroi se kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, me vetëdije gënjen për sasinë e testeve për coronavirus dhe kjo nxit panik te qytetarët.

“Habitem se me çfarë lehtësia Hristijan Mickoski e gënjen opinionin se kemi testime vetëm për një ditë. Më kot luftojmë lajmet e rreme dhe lajmet e pavërteta, nëse kryetari i partisë më të madhe opozitare, në mënyrë të vetëdijshme gënjen dhe krijon panik te qytetarët”, shkroi ministri Venko Filipçe, njofton telegrafi maqedoni.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hrsitjan Mickoski tha se Ministria e Shëndetësisë momentalisht s’ka mbi 100 teste për coronavrius.

“Unë kam informacione se nuk ka më shumë se 100 teste të coronavirusit në dispozicion. Nëse ata vërtet kanë 350 teste në dispozicion, është katastrofale”, tha Mickoski.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme