Google ADS

Ekspertët e OBSH-së paralajmërojnë se koronavirusi po vret shumë të rinjë

08:43 | 4 Prill 2020
Trina Galanxhi

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë të rinjë janë duke u sëmurë nga koronavirusi.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në mbarë botën ka kaluar mbi 50 mijë, transmeton portal arbresh.info

Sipas OBSH-së, individët e moshës 30, 50 dhe 50 vjeç janë duke pranuar masivisht në kujdesin instesiv, ndërsa për fat të keq edhe po vdesin, pavarësisht se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Sidoqoftë, ekspertët thanë se shumica e njerëzve që përjetojnë sëmundje të rëndë priren të jenë më të moshuar dhe me probleme të tjera shëndetësore.

Drejtori ekzekutiv i programit të urgjencave të OBSH-së, Mike Ryan tha se një në gjashtë vdekje të COVID-19 në Kore ishin njerëz nën moshën 60 vjeç.

Gjatë gjashtë javëve të fundit në Itali, të paktën 10 deri në 15 përqind e njerëzve në kujdesin intesiv ishin nga nën 50 vjeç, tha ai në një konferencë shtypi në Gjenevë.

“Asgjë nuk ka ndryshuar”, tha Dr Ryan.

“Kjo është sepse ne kolektivisht jemi duke jetuar në një botë, ku po mundohemi që të bindim veten se kjo sëmundje është e butë dhe më e rëndë për njerëzit e moshuar”, shtoi ai.

Ai shtoi se provat janë duke treguar të kundërtën.

Gjithsej 135 të infektuar me koronavirus në Kosovë

Udhëheqsja teknike për Covid-19 në OBSH, Dr. Maria Van Kerkhove, tha se ende ka shumë të panjohura se pse po vdesin edhe të rinjtë.

“Gjithnjë e më shumë, të rinjtë janë duke u prekur dhe duke e kaluar këtë sëmundje të rëndë”, tha ajo.

”Unë duhet të them, në përgjithësi, shumica e njerëzve që po përjetojnë sëmundje të rëndë dhe përfundojnë në spital janë të moshës më të vjetër, por nuk përjashtohen as të rintë”, shtoi ajo.

Ajo shtoi se OBSH duhet të kuptojë pse të rinjtë po vdesin nga ky infeksion, duke theksuar se ‘ende ka shumë të panjohura’.

Në mbledhjen e  mbajtur në Gjenevë është diskutuar edhe për ekonominë në botë, e cila është duke përjetuar një krizë të thellë për shkak të pandemisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme