Rreth 20 ditë më parë komuna e Klinës është futur në karantinë pasi një person ishte prekur me virusin korona.
E për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19, në këtë komunë do të jenë të ndaluara hyrje-daljet deri më 6 prill.
Kështu ka vendosur Qeveria e Kosovës, shkruan arbresh.info.
Për këtë komuna tashmë është furnizuar me miell, vaj dhe kripë. Sipas njoftimit për dhënie të kontratës të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se për këtë blerë komuna fillimisht kishte planifikuar të shpenzonte 20 mijë euro.
Ndërsa pas hapjes së tenderit Operatori Ekonomik i vetëm që kishte aplikuar kishte ofruar çmim më të ulët për rreth 5 mijë euro.
“Albini SH.P.K.” nga po ky qytet me çmimin pre 15.400 euro edhe ishte shpallur fitues.
arbresh.info të premten ka provuar të kontaktoj me kryetarin e komunës së Klinës, Zenun Elezaj për të marrë më shumë detaje rreth këtij furnizimi por i njëjti ka qenë i paqasshëm.
Në të njëjtin njoftim në KRPP nuk jepen detaje se kush saktësisht do të jenë përfituesit e këtij furnizimi, por aty thuhet se do të përdoren për raste të emergjencës së epidemisë.
“Furnizim me miell, vaj dhe kripë për raste emergjencës se epidemisë me cornavirus”, thuhet në njoftim.
Ndërsa kohëzgjatja e kontratës është 30 ditë apo 1 muaj.
Në fund të njoftimit thuhet se kontrata nuk ka mundësi të nënkontraktohet.
Ndryshe komuna e Klinës më 27 mars kishte ndarë 50 mijë euro për nevojat e menaxhimit të gjendjes emergjente dhe me qëllim të marrjes se masave të domosdoshme për luftimin e këtij virusi dhe pasojave të tij në komunë.
Këto mjete do të shfrytëzohen për plotësimin e nevojave imediate si rezultat i situatës se krijuar nga virusi, si për qytetarët edhe institucionet publike të komunës. /arbresh.info/
Ushtarët e KFOR-it ndezin buldozerët, pastrojnë një kanal në...
Fitorja e Trump/ Von der Leyen bisedë telefonike me presiden...
Nis “tubimi i ndryshimit” i LDK-së
Diçka po “zihet” mes Bay T dhe Feros
E pamposhtur deri tani, Lazio synon të triumfojë edhe kundër...
Rama: Jam optimist për të ardhmen, Shqipëria gati të anëtarë...