Shumë influencuese dhe përdoruese të rrjeteve sociale kanë treguar këto ditë se nuk kanë mbajtur fare recipeta gjatë qëndrimit në karantinë, por disa ekspertë thonë se pavarësisht rehatisë, mungesa e recipetave mund të ndikojë tek gjinjtë në planin afatgjatë.
Victoria Shelton, kirurge estetike, dr. Riccardo Frati dhe Anna Akerlund nga marka franceze e veshjeve të brendshme Louisa Bracq bien dakord se veshja e sytjenave mund të ndikojë në formën e gjinjve. Akerlund paralajmëron kjo mund të ndikojë negativisht në sjelljen e grave, veçanërisht ato me gjinj më të mëdhenj.
“Mënyra e veshjes ka ndryshuar që kur e kalojmë pjesën më të madhe të kohës në shtëpi. Por prapë duhet të veshim sytjena sepse gjinjtë tanë duhet të mbështeten. Kjo mund të ketë një ndikim negativ në sjellje dhe gjithashtu të shkaktojë dhimbje në shpinë”, – thotë Victoria Shelton për Daily Mail.
“Është e rëndësishme të mbani diçka në vend të tyre dhe të mbështesni gjoksin dhe shpatullat. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për gratë që kanë gjinj më të mëdhenj” – shtoi Akerlund, ndersa Dr Frati paralajmëroi është se veshja e sytjenave gjithashtu mund të ndikojë te ligamentet.
Por sipas postimeve në mediat sociale, duket se shumë gra mezi kanë pritur të hedhin tutje recipetat sa kohe janë në izolim.
“Dita e 14 pa sytjena dhe jam shkëlqyeshëm.”, “Është një gjë e mirë që mund të jem pa sytjena me javë të tëra”, – shkruan disa prej tyre në Twitter./lapsi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...