Turqi, rritet në 425 numri i të vdekurve nga COVID-19

22:28 | 3 Prill 2020
Arbresh.info

Turqia sot konfirmoi 69 viktima të reja nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të kaluara, me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve në vend ka shkuar në 425, raporton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 u rrit në 20.921, pasi 2.786 persona kanë rezultuar pozitivë në testet për virusin brenda një dite, njoftoi ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca në një konferencë për shtyp.

Deri më tani, gjithsej 484 pacientë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet, ndërsa 1.251 pacientë aktualisht po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv, shtoi Koca.

Gjithashtu, më shumë se 16.160 teste janë kryer në 24 orët e kaluara dhe numri i testeve të përgjithshme të kryera deri më tani ka arritur në 140.716.

Pas shfaqjes në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, është përhapur në gjithë botën dhe deri më tani ka shkaktuar mbi 55 mijë të vdekur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme