Honda dhe General Motors (GM) nënshkruan një marrëveshje për të zhvilluar së bashku dy automjete të reja elektrike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga Honda, thuhet se në kuadër të marrëveshjes Honda-GM do të prodhohen dy automjete të reja elektrike Honda në të cilat do të përdoren bateritë Ultium të regjistruara nën patentën e GM-së.
Me marrëveshjen e bërë në kuadrin e strategjisë “Electric Vision” të Honda-s, automjetet që do të prodhohen pritet të dalin në shitje në vitin 2024.
Dizajni i brendshëm dhe i jashtëm i automjeteve elektrike të reja do të realizohet nga Honda dhe gjithashtu te modelet do të jenë të përfshira edhe cilësitë drejtuese të Honda-s.
Për automjetet elektrike Honda që do të prodhohen në këtë bashkëpunim, do të bashkohen eksperiencat që dy kompanitë kanë në fushën e automjeteve.
Prodhimi do të kryhet në SHBA
Prodhimi i automjeteve do të kryhet në fabrikat e General Motors në SHBA. Ndërkaq, pritet që Honda të fillojë shitjen e automjetit në tregun amerikan dhe Kanadasë në vitin 2024.
Përveç bashkëpunimit në prodhim, Honda do të shtojë shërbimin e sigurisë OnStar të GM-së në automjetet e reja elektrike në mënyrë që ato të integrohen me HondaLink.
Gjithashtu, Honda planifikon të përdorë edhe teknologjinë pa duar (hands free) të GM-së. e cila është teknologji e përparuar në ndihmë të drejtuesit të mjetit.
Honda edhe në vitin 2018 mori pjesë në punimet e GM-së për zhvillimin e modulit të baterisë.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...