Deri të dielën, 11 avionë ushtarakë rusë do të arrijnë në Serbi

21:09 | 3 Prill 2020
arbresh.info

Në aeroportin ushtarak “Kolonel Milenko Pavloviq” në Batajnicë, pasdite kanë mbërritur katër avionë rusë me ndihma për Serbinë, dhe deri të dielën do të arrijnë në total 11 avionë.

Ministri i mbrojtjes i Serbisë Aleksandër Vulin dhe shefi i Shtabit të Ushtrisë serbe gjeneral Milan Mojsiloviq janë takuar me udhëheqësin  e Qarkut Ushtarak Perëndimor të Forcave të Armatosura Ruse, gjeneral-majorin Mihajlo Qemishov, transmeton arbresh.info.

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, vë në dyshim praninë e tyre në Serbi, duke shfrytëzuar situatën e krijuar me koronavirusin.

“Rusia nuk ka as mjekë e barna të mjaftueshme, e mund të nënkuptohet nëse janë ndihma. Shkelja e një ushtari rus në Serbi është bërë për të reaguar BE, NATO e SHBA. Një lloj testimi i parë,” është shprehur Musliu në një debat televiziv në RTK.

Në këtë takim palët diskutuan dhe ranë dakord për planet e angazhimit dhe detyrat e përbashkëta për angazhimin e ekipeve nga Federata Ruse, të cilat do të punojnë intensivisht në ditët në vijim, së bashku me anëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura Serbe, dhe profesionistë të shëndetit për të luftuar përhapjen e koronavirusit në Serbi.

Sipas mediave serbe të cilat më herët kishin paralajmëruar ndihmën e ushtrisë ruse për Serbinë në total në Serbi do të arrijnë 11 avionë ushtarakë rusë. Katër kanë mbërritur të premten pasdite, pesë do të arrijnë të shtunën, ndërsa të dielën dy./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme