Google ADS

Studimi gjerman në 2012-tën: Bota kërcënohet nga një pandemi që do të zgjasë tre vjet

20:36 | 3 Prill 2020
Arditë Shkodra

Qeveria gjermane ishte paralajmëruar që gati një dekadë më parë nga rreziku se në rastin e një shpërthimi epidemik “ kapacitetet mjekësore do të ishin të pamjaftueshme për t`i bërë ballë sëmundjes”.

Studimi ishte përgatitur nga instituti Robert Koch dhe i ishte paraqitur Bundestagut si pjesë e Raportimit mbi Analizën e Riskut të Mbrojtjes Civile në 2012-tën.

I bazuar në eksperiencën e fituar gjatë epidemisë së SARS-it në 2033-shin, studimi fliste për një “ Variant të ri SARS-I”, dhe sot, mund të vihet fare qartë sesa shumë ngjashmëri ka epidemia e 2003-shit dhe pandeminë e Covid 19-tës. Studimi gjerman i vitit 2012, llogariste se në rast shpërthimi, një pandemic e atij lloji do të zgjaste rreth tre vjet përpara se të vihej në dispozicion një vaksinë.

Gjatë kësaj kohe, tre momentet kyçe të infeksionit do të zhvilloheshin në formë valore: “Gjatë valës së parë ( nga dita 1 deri në ditën 411), në Gjermani do të sëmureshin gjithsej sipas atij vlerësimi 29 milion vetë; gjatë valës së dytë (dita 412 deri në 692) gjithsej 23 milion dhe gjatë valës së tretë (dita 693 deri 1052), në Gjermani supozohej të infektoheshin 26 milion njerëz.

Gjatë gjithë periudhës tre-vjeçare, gjithsej 7.5 milion vdekje ishin parashikuar të ndodhnin si rezultat i drejtpërdrejtë i infeksionit, sipas studimit në fjalë. Aty parashikohej gjithashtu se niveli i përgjithshëm i vdekshmërisë do të rritej edhe nga fakti që të sëmurët “nuk mund të merrnin dot kujdesin e duhur mjekësor për shkak të mbingarkesës së sektorit të shëndetesisë.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme