Gjashtë raste të reja me Covid-19, shkon në 132 numri i të infektuarve

20:17 | 3 Prill 2020
Arbresh.info

Gjashtë raste të reja rezultojnë pozitive me koronavirusin e ri.

Nga 105 mostra të testuara të marra nga rastet e hospitalizuar në Klinikën Infektive dhe rastet e kontakteve gjashtë prej  tyre ishin pozitive, raporton portali arbresh.info

Rastet pozitive janë raste kontakti, katër (4) prej të cilave janë me vendbanim në Llugaxhi -Pejë, një (1) me vendbanim në Pejë dhe një (1) e karantinuar.

Këto infektime të reja çojnë numrin e përgjithshëm në 132 të infektuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme