Pacolli shpreh mirënjohje për mjekët e infermierët, kërkon të respektohen masat për mos përhapje të virusit

19:34 | 3 Prill 2020
Arbresh.info

Rrahim Pacolli ka shprehur mirënjohje për punonjësit shëndetësorë që janë në vijën e parë të frontit të luftës kundër Covid-19.

Gjithashtu Pacolli ka kërkuar të respektohen në maksimum masat e ndërmarra për mos përhapje të koronavirusit.

Ky është shkrimi i tij i plotë

Mirënjohje e artë për punën e madhe që po bëjnë në vijën e parë të frontit infermierët, doktorët, qytetarët dhe Qeveria e Kosovës me institucionet mbështetëse për situatën e krijuar me virusin që po merr shumë jetë nëpër botë. Masat e marra qysh herët po dëshmojnë menaxhimin e mirë të situatës, dhe këtë luftë kundër këtij armiku të pa dukshëm do ta fitojmë, nëse vazhdon respektimi në maksimum i masave për mos përhapje të COVID-19. #rriNshpi RrP./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme