Rap-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, ditë më parë ka prezantuar projektin e ri muzikor në bashkëpunim me reperin Zuna.
“Du bist mein” mban titullin kënga e dyshes e cila në shqip do të thotë “Ti je e imja”, shkruan portali arbresh.info
Loredana dhe Zuna janë shpërblyer me vendin e parë nga “Spotify”, pas këtij suksesi, reperja tha se kjo i takon gjithë fansave dhe shtoi se muzika është ajo që gjatë kësaj periudhe qëndron me ne.
“Pavarësisht se sa e errët duket kjo kohë, në një moment dielli lind përsëri”, ka thënë reperja në status.
Duke vazhduar, “Për pak kohë do të tërhiqem pak nga ana muzikore. Më në fund kam më shumë kohë për Hanan & familjen time dhe do ta përdor këtë kohë. Le të qëndrojmë të fortë së bashku!”.
“Faleminderit të gjithë fansave që morën pjesë në sfidën tonë në TikTok. Në shenjë falënderimi do ta publikoj një remiks të këngës, javën e ardhshme”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Loredana dhe Zuna kohëve të fundit kanë qenë shumë të komentuar në faqet rozë, pasi u aludua për një lidhje të mundshme dashurie, të cilën reperi e hodhi poshtë javë më parë përmes një postimi të ndarë në Instagram./arbresh.info/
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë