Rrahim Pacolli kërkon të hetohen ata që po përdorin rrejshëm imazhin e tij

16:48 | 3 Prill 2020
Arbresh.info

Dikush është duke përdorur imazhin e tij për përfitime personale.

Kështu bën të ditur Rrahim Pacolli përmes një shkrimi.

Ai ka kërkuar hetime lidhur me këtë mashtrim që ka bërë faqja në Facebook “Struktura e ndihmës financiare”

“Dikush ka hapur llogari të emëruar si “Struktura e ndihmës financiare” duke përdorur edhe fotografinë time. Unë nuk kam të bëjë asgjë në lidhje me këtë, dhe kërkoj nga institucionet e sigurisë të hetojnë këta mashtrues që përdorin fotografinë time. RrP”, thuhet në shkrimin e tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme