Covid-19 godet ekonominë amerikane, 701,000 vende pune mbyllen në muajin mars

16:16 | 3 Prill 2020
Arditë Shkodra

Covid-19 ka shkaktuar një krizë të madhe në ekonominë amerikane.

Në muajin mars, ekonomia humbi 701,000 vende pune, sipas Byrosë së Statistikave të Punës. Ishte hera e parë që ekonomia humbikaq shumë vend epune në një muaj që nga shtatori i vitit 2010. Muaji i kaluar ishte më i keqi përekonominë amerikane që nga marsi 2009.

Shkalla e papunësisë rritet deri në 4.4%, dhe është që prej gushtit 2017, shkruan CNN.

Studimi i tregut të punës përfundon në mes të muajit, kështu që raporti i marsit nuk ka llogaritur më të keqen e efekteve të koronavirusit në ekonomi, përfshirë shumë nga urdhrat e qëndrimit në shtëpi në të gjithë vendin.

Në gjysmën e dytë të muajit të kaluar, afro 10 milion amerikanë paraqitën për herë të parë përfitime nga papunësia pasi shpërthimi i epidemisëdetyroi bizneset të mbyllen dhe njerëzit të qëndrojnë në shtëpi. Ky zhvillim do të pasqyrohet në raportin e punës në prill, i cili do të vijë më 8 maj.

SHBA ka shënuar 6,098 viktima dhe 245,573 të infektuar nga Covid-19.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme