Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të anulojë menjëherë koncesionet.
Sipas tij, këto fonde mund të shkojnë për qytetarët në këto ditë krize. Basha tha në “Twitter” se shqiptarët duhet të ndihmohen ashtu siç ndihmohen kosovarët nga shteti i tyre.
“Qeveria të anullojë MENJËHERË koncesionet, të rialokojë buxhetin dhe të shtojë pa vonesë fondet e emergjencës në ndihmë të shëndetit dhe njerëzve dhe bizneseve në nevojë. Koha nuk pret! Fyerjet dhe sharjet ndaj opozitës tregojnë se kryeministri nervoz nuk ka as ide dhe as plan masash për emergjencën. Cfarë thotë në drekë, e ndryshon në darkë! Ai sot po tregon se nuk ka hallin e shqiptarëve por ka vetëm merakun e oligarkëve. Për tju ardhur në ndihmë njerëzve, kemi kërkuar që qeveria të subvencionojë qiratë dhe pagesat e qytetarëve dhe bizneseve në nevojë, ashtu si kanë bërë shumë vende duke nisur me Kosovën. Boll me fyerje dhe sulme ordinere: ato nuk i mbushin xhepat dhe tryezat bosh të shqiptarëve.”
Ky reagim i kryedemokratit erdhi pas përgjigjes së kreut të qeverisë për akuzat e hedhura nga opozita për aktin normativ për qiratë. Rama theksoi se opozita po kërkon trazira si në ’97.
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...