PD ka përfunduar një paketë për bujqësinë në këtë kohë pandemie të koronavirusit që do e prezantojë javën tjetër ndërsa sa i takon sektorit të turizmit propozon që të aplikohen me urgjencë masat e propozuara për biznesin.
“Të mos bëjë shpikje por të shohë masat minimale që ka marrë Maqedonia dhe Kosova dhe Shqipëria edhe pse me vonesë të marrë masat e saj të ndihmojë fermerët sepse është në gjëndje të vështirë” thotë Basha në një intervistë për TV Ora kryetari i PD-së Basha
“Tek bujqësia ka rëndësi që një pjesë e mirë që janë prekur nga masat e marra të kenë mbështetje minimale financiare po marr shembullin e Kosovës. Gjithashtu tu jepet ndihmë dhe në logjistikë që është prekur për shkak të masave të marra. Të mos bëjë shpikje por të shohë masat minimale që ka marrë Maqedonia dhe Kosova dhe Shqipëria edhe pse me vonesë të marrë masat e saj të ndihmojë fermerët sepse është në gjëndje të vështirë”.
Masat që kemi propozuar tek biznesi të aplikohen me urgjencë tek turizmi
Lulzim Basha: “Turizmi do të jetë një nga degët më të goditura, sidomos turizmi që vjen nga jashtë, ndërkohë që gjysma e vijës bregdetare është goditur nga tërmeti. Prandaj në planin tonë afatmesëm nuk duhet ta lëmë pas dore, duhet të shikojmë të gjitha mundësitë që të mos lëmë të fiket ky motor i rëndësishëm i ekomisë shqiptare.
Një nga thekset është turizmi i brendshëm. Kur të vijë, dita, e cila shpresojmë të vijë më shpejt e jo vonë, duhet të jemi të kujdesshëm sepse rreziku është ende i madh por kur të vijë duhet të nxisim sa më shumë konsumin e brendshëm në tërësi dhe në vecanti turizmin. Masat që kemi propozuar tek biznesi në tërësi duhet aplikuar me urgjencë tek turizmi.”
Lushaku -Sadriu i ndalon në shkollat e Prishtinës doracakët ...
Mihaila: Nuk duhet ta nënvlerësojmë Kosovën, shpresojmë që t...
Ambasadori i Shqipërisë kërkon bashkërendim në dialogun Koso...
IPK rekomandoi suspendimin e tre punonjësve të policisë
Kurti mirëpriti Kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik të...
Bislimi mirëpriti zëvendës shefen e misionit të ShBA-së në K...