Britani, hapet reparti më i madh i kujdesit intensiv në Londër

14:57 | 3 Prill 2020
Arbresh.info

Princi Charles, i cili qëndroi në vetë-izolim për një javë pasi rezultoi pozitiv me COVID-19, iu bashkua ceremonisë përmes video-lidhjes.

Britania e Madhe të premten hapi repartin më të madh në botë për kujdesin intensiv, në kuadër të luftës së saj me koronavirusin e ri(COVID-19), i cili ka marrë gati 3,000 jetë në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Princi i Uellsit u bashkua me ceremoninë e hapjes të Spitalit “Nightingale” të Shërbimit Kombëtarë të Shëndetit (NHS), që u vendos në qendrën masive ExCel në Dockland të Londrës.

Princi Charles, i cili qëndroi në vetë-izolim për një javë pasi rezultoi pozitiv me virusin, iu bashkua ceremonisë përmes video-lidhjes dhe tha se spitali ishte “një mesazh shpresëdhënës në këtë kohë të vuajtjes kombëtare”.

Sekretari i Shëndetit, Matt Hancock, i cili kontraktoi virusin dhe së fundmi doli nga vetë-izolimi, gjithashtu mori pjesë në ceremoninë e hapjes.

Ai tha se spitali ishte “arritja më e mirë, më e mirë e NHS dhe më e mira e Britanisë”. Spitali u ndërtua dhe u përgatit për nëntë ditë.

Spitali fillimisht ka 500 shtretër të kujdesit intensiv, por do të zgjerohet me 3.500 shtretër të tjerë në përputhje me nevojën në rritje për kujdes intensiv mes rritjes së numrit të rasteve të COVID-19.

Numri i vdekjeve në vend ka arritur në 3,921 që nga e enjtja, ku brenda dy ditëve janë regjistruar më shumë se 500 raste të vdekjes.

Në total 163.119 persona janë testuar dhe 33.718 kanë rezultuar pozitiv, sipas shifrave të publikuara nga Departamenti Britanik i Shëndetit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme