Boris Johnson vazhdon vetë-izolimin

14:41 | 3 Prill 2020
Arbresh.info

Kryeministri britanik Boris Johnson do të qëndrojë edhe për disa ditë në karantinë pasiqë ende është duke shfaqur simptoma të koronavirusit.

Të premten pritej të ishte dita e fundit e karantinimit, pasi rezultoi me COVID-19 javën e kaluar.

Johnson tha se vazhdon të ketë temperaturë për këtë arsye vazhdon të jetë në vetë-izolim.

Britania e Madhe ka kërkuar nga banorët që kushdo që është infektuar me COVID-19 të qëndroj mbyllur në shtëpi për 7 ditë, osë më shumë nëse vazhdojnë simptomat, kurse udhërrëfyesi i OBSH këshillon që të infektuarit me koronavirus të qëndrojnë të izoluar për 14 ditë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme