Google ADS

Iran, rritet në 3.294 numri i vdekjeve nga COVID-19

14:14 | 3 Prill 2020
Arbresh.info

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Jahanpour bëri të ditur se në 24 orët e fundit në vend pozitiv u testuan 2.715 persona, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 53.183.

Irani ka raportuar 134 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 3.294 numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale raportojnë se zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, bëri të ditur se në 24 orët e fundit në vend pozitiv u testuan 2.715 persona, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 53.183.

Jahanpour theksoi se deri më tani janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet 17.935 persona ndërkohë 4.035 pacientë janë në gjendje kritike.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, COVID-19 është përhapur në mbarë globin dhe bazuar në të dhënat nga Universiteti “Johns Hopkins” me bazë në SHBA mbi 53 mijë njerëz kanë vdekur ndërsa mbi 212 mijë të tjerë janë shëruar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme