Google ADS

Si u infektuan? Rakacolli: Mosha mesatare e fëmijëve të prekur me Covid-19 në Shqipëri, rreth 8 vjeç

13:52 | 3 Prill 2020
Arbresh.info

Ndër të tjera, në daljen e saj publike për të dhënë informacione rreth zhvillimeve pandemike në Shqipëri, zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli foli edhe për gjendjen e fëmijëe të infektuar.

“Fëmijët e prekur me koronavirus janë nga qytetet Tiranë, Durrës, Shkodër, Has dhe Krujë, mosha mesatare e tyre është rreth 8 vjec. Ata e kanë marrë pasi kanë qenë fëmijë në familjet ku ka qenë personi me koronavirus, por fatmirësisht janë që të gjithë në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe asnjëri prek tyre nuk është i shtruar në spital” u shpreh ajo.

Rakacolli sqaroi edhe transferimin e pacientëve pozitivë nga Infektivit te Shefqet Ndroqi.

“Pacientët që janë të prekur janë pacientë që ndër të tjera kanë edhe infeksione të rënda respiratore dhe për një kudjes më të mirë, është menduar të trajtohen atje.”

Po kështu foli edhe rreth numrit të respiratorëve në Sanatorium.

“Në spitalin e sëmundjeve të mushkërive aktualisht janë 9 respiratorë dhe do të vazhdojnë të shkojnë edhe të tjerë. Janë gjithësej 4 pacientë.”/TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme