Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka deklaruar se Qeveria e vendit ka krijuar monopol në shërbime telekomunikuese.
Në njoftimin e AKK-së thuhet se vendimi i Qeverisë i me të cilën përjashton Ligjin e Prokurimit Publik për shërbimet telekomunikuese që ofron Telekomi i Kosovës mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, shkruan arbresh.info.
Aty thuhet gjithashtu se sipas Kushtetutës së Kosovës, neni 10: Ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë është bazë e rregullimit ekonomik të Republikës së Kosovës.
Më poshtë mund të gjeni të plotë komunikatën.
“QEVERIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS KRIJON MONOPOL në shërbime telekomunikuese.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës i datës 02.04.2015 nr. 05/21 me të cilën përjashton Ligjin e Prokurimit Publik për shërbimet telekomunikuese që ofron Telekomi I Kosoves, si shërbime me rëndësi të veçanta shtetërore, mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikes së Kosovës përkatësisht neni 119 pika 3 citoj “Veprimet që kufizojnë konkurrencën e lirë përmes vendosjes ose abuzimit të pozitës dominuese, ose praktikave që e kufizojnë konkurrencën, janë të ndaluara, me përjashtim kur këto lejohen në mënyrë eksplicite me ligj.”
Me këtë vendim Qeveria e Kosovës i ka përjashtuar në tërësi ofertat që mund t’I ofrojnë ndërmarrjet për shërbime telekomunikuese, duke I përjashtuar procedurat e Ligjit të Prokurimit Publik, dhe duke e bërë monopol natyror, “Telekomin e Kosovës”
Sipas Kushtetutës së Kosovës, neni 10: Ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë është bazë e rregullimit ekonomik të Republikës së Kosovës. Si e tillë institucionet e shtetit e posaçërisht Qeveria e Kosovës dhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, është i obliguar ta zbatojë këtë dispozitë kushtetuese dhe Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës.
Integrimi i Kosovës në BE dhe standardet që dalin nga Rregulloret e Komisionit Evropian (Neni 101 i TFEU-së) që kërkohen të arrihen në këtë proces është një tjetër faktor përcaktues dhe nxitës për fushën e konkurrencës. Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, neni 74 dhe 75, shërbejnë si një katalizator për zhvillimin dhe zbatimin e politikave të konkurrencës në përputhje me standardet dhe praktikat evropiane.
Një mjedis konkurrues siguron se do të ketë hyrës potencial në “garë” për të prodhuar një produkt të ri apo për të ofruar një shërbim më të mirë. Si pasojë, konkurrenca e fuqishme përbën nxitësin kryesorë të rritjes së produktivitetit dhe siguron që tregu do të mbetet konkurrues. Nga një mjedis konkurrues i mirëfilltë jep mundësi të zgjedhjes, shërbime më të mira, cilësi, çmimet konkurruese dhe produktet të reja (inovacione).”/arbresh.info/
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...