Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në një konferencë për medie ka njoftuar për zhvillimet në sektorin financiar pas paraqitjes së Pandemisë Covid 19.
Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti tha se tashmë është koha për diskutim për ekonomi dhe pasat e saj, shkruan arbresh.info.
Mehmeti tha se shumë biznese rrezikojnë falimentimit pas nuk kanë të hyrë dhe detyrimet financiare vazhdojnë.
“Tani është kohë që të diskutohet për ekonominë dhe pasojat e saj pas virusit Covid 19. Ruajtja e shëndetit të ekonomisë dhe shpëtimi i ekonomisë është i domosdoshëm për ruajtën e mirëqenies së qytetarëve. Ngjashëm me vendet e tjera të botës, Kosova po aplikon një masë të madhe të mbyllës së bizneseve që ka ndikuar në ndërprerjen e aktiviteteve të shumë sektorëve ekonomike që ka lënë bizneset pa të hyra derisa detyrimet financiare vazhdojnë të jenë aktive dhe rrezikojnë aftësinë paguese e mund t’i shtyjë ato drejt dështimit”, tha ai.
Ai shtoi gjithashtu se edhe punëtorët e bizneseve mund të mbesin pa paga ose punë teksa kërkesa për kredi do të bie,
“Punonjësit e këtyre bizneseve rrezikojnë që pjesërisht ose tërësisht të mbesin pa paga ose pa vende pune që do të ndikoj në rënien e fuqisë blerëse të konsumatorëve. Në këto kushte kur kërkesa për kredi bie dhe pasiguria për të ardhmen rritet atëherë pritet të ketë rënie të kreditimit duke ndikuar në zvogëlimin e një burimi shumë të rëndësishëm të konsumit të investimeve”, shtoi ai.
Ahmeti tha gjithashtu se do të bien edhe remirencat nga jashtë dhe investimet e huaja.
“Një kanal tjetër i rëndësishëm i goditjes mund të jetë edhe sektori i jashtëm. Kosova ka nga varësit mjaftë të lartë nga remirencat duke pranuar një shumë prej 10%,e GDP-së rënia e aktiviteti ekonomik në vendet e zhvilluara pritët të ndikoj edhe në rënie të remitencave në Kosovë. Me rënie pritet të karakterizohen edhe eksportet duke rritur kështu krizën ekonomike në Kosovë,pamundësia për të realizuar një aktivitet në kushte normale do të ndikoj edhe në uljen e investimeve nga jashtë”, tha Mehmeti.
Guvernatori i BQK-së komentoi edhe pakon financiare emergjente të Qeverisë teksa tha se pritet të ulen të hyrat buxhetore të Kosovës.
“Pako e miratuar nga Qeveria e Kosovës ditë më parë pritet të jetë një infuzion i nevojshëm për fondet në ekonomi, kushtet që po kalon ekonomia e vendit nuk do të lënë pa sfiduar edhe financat publike, pritet të ulen të hyrat buxhetore.”, shtoi ai./arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...