Policia e Vlorës ka goditur një rast të shpërndarjes së kokainës, duke arrestuar një 32-vjecar.
Edhe pse Shqipëria është në kohë karantinimi për shkak të koronavirusit, i riu nuk është penguar për të zhvilluar aktivitetin e tij.
Policia në një njoftim thotë se shtetasi M.B., u arrestua pasi u kap teksa shpërndante lëndë narkotike.
“Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në lagjen “Isa Boletini”, me automjetin e tij dyshohej se shpërndante lëndë narkoitke, specialistët kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Porcion”, në kuadër të të cilit, në rrugën kryesore të Bulevardit “Ismail Qemali”, Vlorë, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi M. B., 32 vjeç, banues në Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga kontrolli i ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, Policia ka gjetur të fshehura 45 doza lëndë narkotike të dyshuara të llojit kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe një aparat celular.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./oranews
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...