Google ADS

Zhduket doktoresha që lajmëroi e para për koronavirusin

08:56 | 3 Prill 2020
Trina Galanxhi

Mjekja nga Wuhan, qyteti kinez ku edhe shpërtheu koronavirusit, që ishte ndër të parat që paralajmëroi për përhapjen e epidemisë, është zhdukur duke shkaktuar kështu shqetësime se ajo mund të jetë ndaluar nga autoritetet.

Sipas raporteve të publikuara nga Reuters, doktoresha Ai Fen është përballur me qortime të mëdha, jashtëzakonisht të ashpëra, nga zyrtarët në Spitalin Qendror, pasi ajo ndau një fotografi të një raporti pacientësh të etiketuar ‘SARS coronavirus’, transmeton portal arbresh.info

Imazhi u shpërnda nëpër rrjetet sociale dhe ngriti alarmin për sëmundjen që deri me tani ka vrarë një numër të madh të njerëzve në mbarë botën.

Doktoresha Li u qortua nga autoritetet për shpërndarjen e paligjshme të informacionit në internet.

Përfolja mbi zhdukjes e saj vjen pasi kritikat mbi koronavirusin janë vendosur në qeverinë kineze, për arsye të mos dhënies së informacioneve të plota mbi epidemine.

Pekini fillimisht u përpoq që të mbulonte shpërthimin e sëmundjes, duke ndëshkuar mjekët që e zbuluan atë dhe duke mohuar se ajo mund të përhapet nga personi në person.

Më pas, pas përhapjes së shpejtë të virusit, Partia Komuniste filloi të censurojë informacionin publik në lidhje me të dhe të përhapë dezinformimin jashtë shtetit,  përfshirë sugjerimet që trupat amerikane mund të ishin transportuesit fillestarë.

Raste të reja dhe vdekje nga koronavirusi në Kinë

Në ditët e sotme, autoritetet kineze kanë paralajmëruar se numri i viktimave në Kinë nga koronavirusi mund të jetë shumë më i madh sesa është lajmëruar.

Sipas informacioneve të fundit të publikuar nga mediat ndërkombëtare, koronavirusi është rikthyer në Kinë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme