Koronavirusi filloi përhapjen në Kinë dhe tashmë është përhapur në të gjithë botën. Europa dhe SHBA po vuajnë shumë nga virusi vdekjeprurës në një kohë që duket sikur Kina e ka kaluar vështirësinë e madhe.
Ajo që po bie në sy në vendin aziatik janë rastet e reja të importuara. Sipas të dhënave të fundit të bëra publike nga autoritet ka 29 raste të reja të importuara ku dhe 35 të tjerë ishin të rregjistruar ditë më përpara. Në Kinë janë shënuar gjithashtu 4 vdekje të reja në Wuhan, epiqendra e virusit.
Numri i vdekjeve tani në Kinë ka shkuar në 3322 persona ndërsa numri i rasteve të konfirmuara janë 81620. Të shëruar janë 76 mijë e 500 pacientë.
Në Korenë e Jugut numri i të infektuarve ka shkuar në 9976 ndërsa 169 persona kanë humbur jetën. Indonezia ka një situatë të rënduar gjithashtu. Numri i vdekjeve ka shkuar në 170 ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 1790.
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë