Fshati Korishë është vendosur mbrëmë në karantinë për shkak të një rasti me coronavirus, por që nuk dihet burimi i infektimit.
Në këtë fshat Policia është vendosur në gjashtë pika, duke bllokuar hyrjet dhe daljet në fshat me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit.
Fshati do të jenë në karantinë deri në një vendim tjetër, ndërsa në RTV Dukagjinit u tha se hyrjet daljet janë bllokuar për në këtë fshat përveç atyre që kanë lejen e lëvizjes.
Ndryshe, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka kërkuar nga qytetarët mirëkuptim dhe bashkëpunim për luftimin e coronavirusit.
“I ftoj të gjithë kontaktet e personit që të vetizolohen për dy javë dhe nëse kanë simptome të telefonojnë në numrin 038 200 80 800”, ka thënë Haskuka.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç