Çdo person i pranuar në institucionet korrektuese mbahet 14 ditë në karantinim

08:11 | 3 Prill 2020
arbresh.info

Shërbimi Korrektues i Kosovës konfirmon se gjykata ka refuzuar katër kërkesa sa i përket lirimit të disa të burgosurve për shkak të rrezikut nga infektimi me koronavirus.

“Në kuadër të Planit Operativ “Corona Virus”, Shërbimi Korrektues i Kosovës së bashku me Ministrinë e Drejtësisë kanë propozuar pezullimin e vendimit të dënimit vetëm  për persona me gjendje më të rëndë shëndetësore. Aktualisht nga gjykata janë refuzuar katër kërkesa, ndërsa jemi  në pritje të  vlerësimit të rasteve tjera”, thuhet në përgjigjen e zyrës për komunikim me publikun, në Shërbimin Korrektuese të Kosovës.

Gjithashtu, kjo qendër bënë të ditur se Planit Operativ “Corona Virus”, parasheh që çdo person i pranuar në institucionet korrektuese, fillimisht i nënshtrohet kontrolleve mjekësore, pastaj kalon në fazën 14 ditore të karantimit, e më pas vazhdohet në vendosjen e rregullt.

Departamenti Shëndetësor i Burgjeve pranë Ministrisë së Shëndetësisë ka njoftuar se asnjë i burgosur nuk është i prekur me COVID-19.

Ditë më parë dy gardianë dhe një infermier në Burgun e Mitrovicës rezultuan pozitiv në testimin për COVID-19. /E.Ballazhi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme