Hakerët kinezë sulmojë shtatë kompani amerikane

13:24 | 19 Tetor 2015
Arbresh.info

Hakerët e lidhur me qeverinë kineze u përpoqën të kontrollojë të dhënat e shtatë kompanive amerikane në tri javët e fundit, kanë deklaruar zyrtarët e departamentit amerikan të sigurisë, transmeton arbresh.info.

Tentimi për vjedhje të informatave është bërë përkundër marrëveshjes mes SHBA-ve dhe Kinës për ndalim të spiunimit.

Firma e famshme “KraudStrajk Inc”, tha se softueri është vendosur në pesë kompani të teknologjisë amerikane dhe dy kompanitë farmaceutike.

Bashkë-themelues i “KraudStrajk Inc” Dmitry Alperovitč ka deklaruar se, hakerët që sulmuan kompanitë e SHBA-ve janë padyshim të lidhura me qeverinë kineze, ai për këtë është bazuar në serverët dhe softuerët që janë përdorur nga hakerët./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme