Google ADS

Bushati: Albin Kurti u votua nga qytetarët, klasa e vjetër kërkon të kthehet aty ku ishin më parë

07:21 | 3 Prill 2020
Arbresh.info

Në pjesën e tretë të emisionit Open në Top Channel u diskutua për krizën politike në Kosovë të shkaktuar në kohën e pandemisë së koronavirusit. Për këtë temë folën analistët Dastid Pallaska dhe Andi Bushati.

Bushati foli me nota të ashpra ndaj mocionit të mosbesimit që u iniciua nga LDK-ja dhe u votua pastaj nga opozita.

“Në 6 tetor vota e qytetarëve tha që duhet të qeverisë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Tani çfarë ndodh. Klasa e vjetër politike me anë të disa teknikaliteteve kushtetuese gris votën qytetare dhe kthehet edhe një herë aty ku ka qenë”- tha Bushati.

Gjithashtu analisti foli edhe për marrëdhëniet e Kurtit me SHBA-në teksa debatoi me analistin nga Kosova, Dastid Pallaska. Pallska më herët deklaroi që Kurti ka mashtruar amerikanët vetëm për përfitime elektorale.

“Nuk ka mashtruar amerikanët Albin Kurti. Albin Kurti i qëndroi premtimit elektoral, programit në qeveri deri tek marrja e vendimit. Reciprocitetin e kishte premtim elektoral, program në qeveri dhe e mori si vendim. Albin Kurti nuk është kundër SHBA-së. Albin Kurti në intervistë tha do jemi me SHBA dhe BE-në, ndërsa Hashim Thaçi thotë vetëm SHBA, s’ka BE. Kjo tregon që SHBA dhe Grenell tani e mbështesin idenë për shkëmbime territoriale- tha Bushati.

 

Të ngjashme