Shkencëtarët nga Universiteti i Michiganit kanë vërtetuar se bindja në aftësitë e personit për të ndikuar në bashkëbiseduesin me anë të intonacionit të të folurit ka një bazë të fortë shkencore, ndërsa aftësia e grave për të bindur në fakt mund të varet nga ajo se si ato e shprehin mendimin e tyre.
Gjatë studimit hulumtuesit kanë vëzhguar biseda të ndryshme telefonike të pjesëmarrësve, ndërsa qëllimi i kësaj bisede ka qenë shitja ose zhvillimi i fushatave të caktuara.
Ekspertët kanë analizuar 1 380 biseda, ndërsa një vëmendje të veçantë i kanë kushtuar shpejtësisë së të folurit dhe fjalët që janë përdorur më shpesh.
Doli që bisedat më të suksesshme kanë qenë ato në të cilat menaxherët kanë shitur ose kanë bërë fushatë duke folur me ritëm mesatarisht nga tri e gjysmë fjalë për sekondë.
Në raste të tilla, pjesëmarrësit e bisedave kanë pasur shumë më shumë gjasa për të rënë në ujdi për produktin e propozuar ose për shërbime.
Njerëzit të cilët flasin shumë ngadalë nga konsumatorët janë konsideruar të jenë të paaftë ose tejet pedantë.
Nga ana tjetër, udhëheqësi dhe autori i eksperimentit, profesor i sociologjisë, Jose Benko, tha se të folurit jashtëzakonisht i shpejtë nuk ka lënë përshtypje shumë të këndshme për dëgjuesit: këta pjesëmarrës janë perceptuar si mburravecë dhe persona që nuk japin informacionin e duhur.
Përveç kësaj, ndaljet natyrore mes fjalëve krijojnë një lidhje pozitive, në qoftë se frekuenca e tyre është mesatarisht 4-5 minuta. Në anën tjetër, pushimet tepër të dallueshme kanë një efekt negativ./eo/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...