Koronavirusi, Bahtiri dhe Rakiq kërkojnë nga qytetarët e Mitrovicës të respektojnë orarin e lëvizjeve

22:54 | 2 Prill 2020
L G

Në një konferencë të përbashkët, kryetarët dy komunave të Mitrovicës kanë njoftuar qytetarët lidhur me situatën që po mbretëron në këtë komunë.

Mitrovicës jugore, Agim Bahtiri, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e Këshillit të Përgjithshëm për qëndrim në shtëpi dhe kujdes në higjenë, për të parandaluar përhapjen e këtij virusi.

Ai , tha se ky virus nuk njeh nacionalitet e as racë, andaj të gjithë sipas tij duhet të shtojnë kujdesin.

“Kisha pasur një lutje për të gjithë qytetarët e Mitrovicës, pa marrë parasysh se cilit nacionalitet i takojnë, edhe ata të pjesës veriore, por edhe të jugut. Ne jemi duke luftuar maksimalisht një virus që na ka ardhur nga jashtë dhe tash po përballemi secili prej nesh. Ky virus nuk njeh nacionalitet, nuk njeh racë,  me këtë virus po përballet jo vetëm Kosova, por gjithë bota” , tha Bahtiri.

Kreu  i komunës së Mitrovicës jugore apeloj të gjithë qytetarët e Mitrovicës, pa dallim që të respektojnë edhe orarin e lëvizjes.

Apeloj tek të gjithë qytetarët, e Republikës së Kosovës, e posaçërisht të Mitrovicës veriore dhe jugore, që të kenë kujdes dhe të dëgjojnë të gjitha rekomandimet e Këshillit të Përgjithshëm në Prishtinë, të cilët rekomandojnë të rrini brenda, për arsye se e vetmja mundësi për të parandaluar këtë virus është që të rrini në shtëpi. Po ashtu ju kisha lutur t’a respektoni orarin”, tha Bahtiri.

Edhe kreu i komunës së Mitrovicës veriore, Goran Rakiq tha se qytetarët e komunave veriore duhet të jenë të kujdesshëm pasi që kjo sëmundje po godet gati çdo moshë.

Ndërkohë Klan Kosova  sipas burimeve të saja bën të ditur se në komunat veriore janë të infektuar 17 persona, kurse mbi 200 persona janë izoluar. /arbresh.info

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme