Arrinë në Kosovë testi amerikan që zbulon koronavirusin për pak minuta

22:28 | 2 Prill 2020
Arbresh.info

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar disa teste për COVID-19, në mesin tyre kemi edhe testin e shpejtë (rapid testing), që mundësojnë testimin dhe dhënien e rezultateve për infektimin me COVID-19 në kohë të shkurtër për pak minuta.

Këto teste të shpejta janë aprovuar tani së fundmi edhe zyrtarisht nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në ShBA.

Me përdorimin e tyre, mostrat nuk kanë pse të dërgohen në laborator qendror për analiza, por analizat mund të bëhen drejtpërdrejt në klinikat e kujdesit shëndetësor, gjë që zvogëlon dukshëm kohën e pritjes dhe rrite mundësinë e parandalimit.

Mostrat e para të këtij produkti tani kanë arritur edhe në Kosovë dhe në Shqipëri.

Një sasi e mostrave për testim pilot në Kosovë UBT i ka dorëzuar në Ministrinë e Shëndetësisë, me qëllim që të përdoren dhe testohen pacientët e infektuar, apo edhe personat që dyshohet që janë t infektuar për të parë rezultate dhe për të krahasuar metodën aktuale që po përdoret tani për tani zyrtarisht në Kosovë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme