Vitia: Mungesa e infektologëve dhe epidemiologëve është problem për Kosovën

22:05 | 2 Prill 2020
L G

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se Kosova është duke pasur problem me resurset humane, me theks të veçantë në numrin e vogël të infektologëve dhe epidemiologëve.

Ai ka thënë se për shkak të ndihmës ndërkombëtare tani ka një sigurim shumë më të lartë të masave mbrojtëse për personelin shëndetësorë.

Vitia sërish ka bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, duke thënë se ata janë aleati kryesor i mjekëve në luftën ndaj koronavirusit.

“Por, më shumë se kurrë na duhet ndihma e qytetarëve dhe vetëdijësimi i tyre dhe prandaj apeloj te qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi, dhe vetëm duke e marrë seriozisht do të arrijmë ta ndalim. Numri i testimeve ka filluar të rritet, njëherë testohen ata që kanë pasur kontakt të drejtpërdrejt e më pas një rreth më i gjerë. Fatmirësisht kemi teste të mjaftueshme dhe akoma do të kemi”, ka thënë Vitianë emisionin “Desku”  .

Ai thotë se nesër do të lirohet një grup i madh nga Qendra e Studentëve dhe një ekip do të angazhohet për të bërë testime, e ekipe të tjera që do të jenë në terren.

“Problemin e kemi te resurset humane. Numri i epidemiologëve dhe infektologëve nuk është në numrin e duhur, prandaj ka filluar edhe trajnimi i teknikëve të tjerë për të rritur numrin e testimeve. Këto grupet e reja do të shkojnë edhe në qendrat e tjera ku do të marrin mostra”, ka thënë Vitia.

Tutje ai ka thënë se tashmë kanë porositur edhe 130 respiratorë, derisa synohet që të jenë rreth 300 sosh.

“Ne kemi në plan dhe kemi porositur edhe nga donacionet që kemi marrë, rreth 130 respiratorë të rinj, por duke mos e ditur se çfarë mund të ndodhë. Ideja është që të kemi mbi 300 respiratorë për këtë situatë. Kemi pasur një takim dhe adresim me qytetarët serbë bashkë me ministrin Dalibor Jevtiq dhe në këtë situatë kemi thënë se duhet të jemi të koordinuar që IKSHPK-ja të ndihmojë edhe qytetarët serbë”, ka thënë Vitia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme