Luka Modric dëshiron të përmbushë kontratën me Real Madridin, kjo do të thotë se ai do ta veshë fanellën e Los Blancos deri më 30 qershor 2021.
Është raportuar se 34 vjeçari mund të jetë duke luajtur sezonin e fundit për shkak të moshës, por edhe shkëlqimit të Martin Odegaard, që shihet si zëvendësuesi ideal.
Por, vet Luka ka hapur këtë temë sipas AS dhe ka pranuar që të qëndrojë deri në fund të kontratës dhe nëse do të jetë në plan të dytë.
Ai gjithmonë ka thënë se dëshiron ta përfundojë karrierën në Madrid, dhe ndoshta në moshën 35-vjecare në vitin 2021, do të jetë koha e duhur për t’i varur atletet pas një karrierë mbresëlënëse ku ka fituar shumë trofe, veçuar katër tituj të UEFA Champions League.
Luka është pjesë e Realit që nga viti 2012.
Ai ka bërë 333 paraqitje, ka shënuar 22 gola.
Edhe pse në moshën 34-vjecare, Luka po shijon sezonin më të mirë me fanellën e Realit sa i përket golave.
Ai ka shënuar 5 herë në 30 paraqitje, sezoni më i mirë në Madrid ishte ai i pari 2012/2013 dhe 2018/19, me nga katër gola.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...