Google ADS

IKSHPK: Sonte asnjë rast me COVID-19 në testimin e dytë

20:54 | 2 Prill 2020
L G

Instituti i Kosovës  për Shëndetësi Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se  sot janë testuar 118 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe Klinikën e Pulmologjisë dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Sipas këtij Instituti, rasti pozitiv i testuar pasdite (informata e publikuar më herët) është rast kontakti me vendbanim në Korishë Prizren.

Tutje, në njoftim thuhet se do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe të testohen.

Njoftimi i plotë:

Sot më 02.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 118 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe Klinikën e Pulmologjisë dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Rasti pozitiv i testuar pasdite (informata e publikuar më herët) është rast kontakti me vendbanim në Korishë Prizren. Do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe të testohen.

Nga data 08.02.2020 deri me 02.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.500 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 126 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.642 kontakte të rasteve.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 2 prill 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 998.767 raste të COVID-19 dhe 51.283 raste të vdekjes. Numri më madh i rasteve raportohet nga SHBA (235.190), Italia (115.242), Spanjë (110.238), Kina (81.589), Gjermani (83.875), Francë (59.105), Irani (50.468), Mbretëri të Bashkuar (33.718), Zvicër (18.475), Turqi (18.135), Belgjikë (15.348), Holandë (14.697), Austria (11.076) duke vazhduar me vendet fqinje si Greqi (1.544), Serbi (1.171), Kroaci (1.011), Slloveni (897), Maqedoni e veriut (384), Shqipëri (277) dhe Mali i Zi (144).

Deri me 2 prill 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të Bashkuar janë raportuar këto raste të vdekjes: Itali (13.915), Spanjë (10.096), Francë (4.503), Mbretëri të Bashkuar (2.921), Holandë (1.339), Belgjikë (1.011), Gjermani (1.066), Zvicër (522), Turqi (356), Austri (158), Danimarkë (123), Greqi (53), Poloni (51), Serbi (31), Luksemburg (30), Hungari (21), Slloveni (17), Shqipëri (16), Maqedoni e veriut (11), Bullgari (10), Kroaci (7) dhe Mali i Zi (2).

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme