Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta ka njoftuar se në konvikte kanë mbetur edhe 50 vende për të vendosur në karantinë personat e ardhur nga jashtë.
Sfishta ka njoftuar se në konviktet e studentëve momentalisht janë të vendosur në karantinë rreth 500 persona.
“Pjesa dërmuese e tyre janë të ardhur nga jashtë, qoftë nga kufijtë tokësorë apo ajrorë”, tha për RTV Dukagjinin, Fatmir Sfishta.
Drejtori i Qendrës Studentore thotë se tashmë është e konfirmuar se një person që ka shfaqur shenja është marrë nga konvikti dhe pasi është dërguar në Klinikën Infektive ka rezultuar pozitiv me coronavirus.
“Një tjetër person që ka ardhur me një kontingjent nga jashtë sapo e kanë parë ekipet mjekësore në aeroport e kanë dërguar direkt në Klinikën Infektive pa e sjellë fare në konvikt për analiza”.
Sfishta thotë se për momentin asnjë i karantinuar nuk ka simptoma të coronavirusit.
“Ka pasur raste kur ndonjë personi i janë paraqitur simptoma të ngjashme, por të njëjtit pasi kanë dalë negativ janë kthyer në Qendrën Studentore”.
Ai thotë se numri kaq i madh i të karantinuarve ka sfidat e veta, por po menaxhohen me sukses.
“Ka pasur tendenca të personave që të mos futen në karantinë, por asnjë pas hyrjes nuk ka tentuar të largohet nga konviktet”.
Sfishta thotë se për momentin në Qendrën Studentore ka vend edhe për 50 persona që të vendosen në karantinë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...