Miros, uji që ju duhet tani për të pasuruar indet e organizmit

20:30 | 2 Prill 2020
L G

Uji Miros është në mesin e prodhimeve vendore të Kosovës.

Uji mbushet në fabrikën në fabrikën në fshatin Mirosalë të Ferizajt.

Në treg gjendet me paketimët e poshtëshënuara:

* Uje Miros 0.33L natyral,

* Uje Miros 0.5L natyral,

* Uje Miros 0.5L mineral,

* Uje Miros 1.5L natyral,

* Uje Miros 1.5L mineral,

* Uje Miros 0.25L natyral ne qelq,

* Uje Miros 0.25L mineral ne qelq,

* Uje Miros 0.75L natyral ne qelq

* Uje Miros 0.75L mineral ne qelq

* Uje Miros natyral ne bidona 10L me kapese dore

* Uje Miros natyral ne bidona te aparatit 10L

* Uje Miros natyral ne gallona 19.5L

Silikatet (SiO2)

* Ka ndikim pozitiv në kalogen;

* Pengon fundërrimin e kalciumit (Ca) në inde dhe largon fiksimin e tij në eshtra.

* Ruan arteriet nga zgjerimi edhe atëherë kur ka sasi të mëdha të kolesterolit në gjak.

* Përfshin të gjitha indet tjera në organizmin tonë dhe ndikon në rritjen e tyre.

* Është analgjetik i shkëlqyeshëm.

* Siliciumi ndikon mirë në eshtra, nyja, zemër, gjak, lëkurë, sy etj. Marrja e siliciumit në mënyrë të rregullt,

* ndikon që organizmi ynë të jetë më i shëndetshëm dhe kështu ne e rrisim kualitetin e jetës sonë.

Në përbërjen e tij ky ujë përmban SiO2 (12.8%) dhe komponentet tjera që njëkohësisht janë të nevojshme për  organizmin.E veçuam SiO2 për arsye se efektet e siliciumit në organizëm janë shumëdimensionale, prej aktivatorit e deri te efektet mbrojtëse. Por ende nuk janë zbërthyer në tërësi të gjitha mundësitë që mendohet se mund të luajë siliciumi në organizëm, si faktor vendimtar në shumë procese biokimike që zhvillohen në trupin e njeriut, ashtu siç luan rol vendimtar karboni (c) për komponimet organike. Shkencërisht është vertetuar se siliciumi në organizëm nuk prodhohet, por ai vazhimisht humbet. Pikërisht mplakja e njeriut është e lidhur drejtpërdrejt me humbjen e siliciumit nga organizmi. Kështu personat e mplakur, kanë trup më të zvogëluar e më të rrudhur. Organizmi ynë vazhimisht humb silicium, prandaj duhet pandërprerë të fusim silicium në organizëm përmes ushqimeve apo përmes ujit. Nga ky aspekt, uji “Miros” i pasuron indet e ndryshme të organizmit, me përbërjen e siliciumit, i cili hyn në një varg interaksionesh të ndryshme që i bëjnë mirë njeriut. Ushqimi jep shumë pak silicium, kryesisht përmes perimeve (patate etj) dhe drithërave (elb, misër, grurë etj), megjithëse është element jetik apo bioelement.

Uji Miros ka 12.8 mg/l Silicium

Kalciumi (Ca)

Kalciumi ndërton eshtrat dhe dhëmbët; rregullon aktivitetin e muskujve dhe përcjelljen e sinjaleve nervore; rregullon ngurtësimin e gjakut dhe punën e zemrës, sekretimin e hormoneve dhe së bashku memagneziumin (Mg) siguron elektricitet të domosdoshëm në zemër. Simptomet e mungesës të kalciumit janë: lëkura e zverdhur, djersitja e tepërt, nervoza, ngërçet, vjellja etj. Mungesa për një kohë të gjatë,ndikon në ostoporozë (sëmundje e pleqërisë), rrit rrezikun nga shtypja e lartë e gjakut dhe sulmi në zemër. Sasia e tepërt ndikon në humbjen e apetitit, humbjen e peshës, rrahjet e pakontrolluara të zemrës.

Uji Miros ka 34 mg/l Kalcium

Klori (Cl)

Cl së bashku me Na, e përbëjnë kripën e kuzhinës (NaCl). Sasia e tepërt e kripës, gjithësesi nuk është e shëndetshme (maksimum 6 gramë në ditë) por edhe mungesa e saj ndikon në çregullime të caktuara nëorganizëm. Natriumi dhe klori e mbajnë shtypjen osmotike në qeliza, si pjesë përbërëse të acideve në lukth. Këto minerale luajnë rol të rëndësishëm në tretjen e ushqimit. Simptomet e mungesës: krijohen më pak acide në lukth, jashtëqitje jonormale. Klori i jepet ujit si pastrues, si mjet dezinfektues.

Uji Miros ka 7.09 mg/l klorure

Natriumi (Na)

Natriumi  është element esencial për ndërrimin ndërmjet qelizave dhe si përçues ndërqelizor. Gjithashtu është i domosdoshëm për punën e muskujve. Duke mundësuar kontraktime, së bashku me klorin, përbëjnë kripën e kuzhinës.Simptomet e mungesës së Na, janë: plogështia, dhembjet dhe ngërçet në muskuj; në disa raste bën edhe thyerje në funksionet e rëndësishme në organizëm.

Uji Miros ka 18.65 mg/l Natrium

Kaliumi (Ka)

Kaliumi rregullon qarkullimin e ujit në qeliza; mirëmban procesin osmotik në organizëm.Gjithashtu është përgjegjës për përcjelljen e impulseve nervore dhe kontraktimet e muskujve; ndihmon në ekuilibrin e lëngjeve, pengon dehidratimin por edhe grumbullimin e tepërt të ujit. Disa indikacione tregojnë se është i domosdoshëm për shërimin e kancerit. Sasia e dëshirueshme ditore është prej 3 – 4000 mg.Kjo sasi zakonisht duhet merret përmes ushqimit. Simptomet e mungesës: plogështia e muskujëve, shtypja e ulët e gjakut, rraskapitja e përgjithshme dhe nervoza. Simptomet e tepricës: lodhja, plogështia, dëgjimi i vështirësuar, shija metalike në gojë etj.

Uji Miros ka 1 mg/l Kalium

Bikarbonatet (HCO3)

Ndikojnë në mbajtjen e ekulibrit të acideve në bark (stomak) e në zorrë si dhe në tretjen e ushqimit.

Uji Miros ka 219.6 mg/l. Bikarbonate

Magneziumi (Mg)

Gjaku ka 37.8 mg/l Mg; – Eshtrat kanë 700-1800 ppm; Muskujt kanë 100 ppm; – Sasia e nevojshme ditore është 250-380 mg. Personi që ka 70 kg, përmban 19 g Mg. Magneziumi është elementi i 4 i përhapjes së elementeve  në organizëm. Njeriu mund të ketë deri 24 g Mg.  Gjysma e tij është në eshtra. Magneziumi vepron në mbi 300 sisteme enzimatike. Është i rëndësishëm për përcjellje të reflekseve neuromuskulatore për mineralizimin e eshtrave; është përgjegjës për kanalet e kalciumit; direkt merr pjesë në krijimine energjisë, i lidhur në vargun e ATP. Mungesa e magneziumit paraqitet si mungesë e shprehive në të ushqyer. Mungesa e magneziumit shpesh edhe nuk vërehet; ajo mund shkaktohet si rezultat i çregullimevetë sistemit të tretjës, apo si rezultat i sëmundjes së sheqerit, dëmtimit të veshkave, alkoolizmitkronik etj. Mungesa e magneziumit gjithnjë është e përcjellur me ndryshimin e kalciumit dhe kaliumit. Si rezultat i mungesës së magneziumit mund të shkaktohet ngjizja e enëve të gjakut. Simptomet janë: ngërçinë muskuj, plogështia, çrregullim i pështymës, mundimi,vjellja. Mungesa mund të shkaktojë sëmundje koronare të zemrës, hypotension (shtypje të ulët të gjakut), osteoporozën (humbja e masës së ashtit).

Uji Miros ka 18.2 mg/l Magnezium

Sulfatet (Su)

Sulfatet, ndër to sulfuri,  është i domosdoshëm për mbajtjen e lidhshmërisë së qelizave të shëndosha. Ai gjithashtu hyn në përbërjen e shumë enzimeve. Mungesa e sulfurit në organizëm, ndikon që të mosregjenerohen rregullisht qelizat e dëmtuara. Prandaj ai duhet të kompensohet patjetër.

Uji Miros ka 28.1 mg S04/l Sulfate

(Artikull i sponsorizuar)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme