Presidenti rus Vladimir Putin ka zgjatur masat e bllokimit të vendit, deri më 30 prill për shkak të Covid-19.
Të gjithë punonjësit në sektorët jetikë do të vazhdojnë në punët e tyre, por të gjithë të tjerët duhet të qëndrojnë në shtëpi. Pagat do të jepen për këtë periudhë.
Putin tha gjithashtu se situata në Rusi ndryshon nga rajoni në rajon, me shpërthimin shumë më serioz në kryeqytetin Moskë sesa në qytetet e tjera.
“Megjithë përpjekjet e bashkisë së qytetit ne nuk e kemi kthyer mbrapsht trendin”, tha ai. Ai bëri thirrje për koordinim në nivele federale, rajonale dhe komunale për të luftuar virusin.
Të dhënat e fundit nga Rusia tregojnë se numri i të infektuarve u rrit me 771 në vetëm 24 orë, dhe numri total është 3.548.
Numri i viktimave ka shkuar në 30.
Drenusha plas në vaj, përmend traumat e djalit për shkak të ...
Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë
Banori i ri mollë sherri mes Xhenetës dhe Gjestit, këngëtari...
Senatori amerikan letër Blinkenit: ShBA t’i mbajë sytë nga K...
Raportohet se Putin ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë
Katër ushqime mund të ulin kolesterolin e lartë, pohon një n...