Të mërkurën është arrestuar një person në Mitrovicë, për shkak të veprimit në kundërshtim me masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin e virusit Covid-19.
Këtë për “Betimin për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.
“Dje vetëm një rast ka qenë në Mitrovicë”, ka thënë Zahiti.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.
Sipas, Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), kryesit e kësaj vepre penale mund të dënohen deri në dy vite burg.
“Kushdo që gjatë kohës së epidemisë ose të ndonjë sëmundjeje ngjitëse nuk vepron sipas urdhrave apo vendimeve tjera të nxjerra në bazë të dispozitave të organit kompetent, i cili cakton masat që kanë për qëllim luftimin apo parandalimin e tyre, dënohet me burgim deri në dy (2) vjet”, thuhet në nenin 250 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...