Kuvendi i Komunës së Podujevës ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme, lidhur me masat për parandalimin dhe luftimin e koronavirusit.
Sipas njofitmit për media aty u miratua vendimi për ndarjen e mjeteve financiare në shumë të 125,000 eurove për të iu dhënë qytetarëve në nevojë pako ushqimore dhe higjienike.
Po ashtu aty u miratua edhe vendimi për lirimin nga taksa komunale e të gjitha subjekteve afariste që ushtrojnë veprimtari në territorin e kësaj komune për vitin 2020 si dhe vendimin për lirim nga pagesa e qirasë për të gjithë shfrytëzuesit e pronës Komunale për vitin 2020.
Nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari, prezantoi një informatë rreth aktiviteteve, masave dhe menaxhimit të situatës nga Coronavirusi COVID-2019. Ai tha se nga marsi kur është paraqitur rasti i parë me të infektuar me këtë virus është ngritur Komisioni komunal për veprime dhe masave parandaluese e mbrojtëse nga COVID-19 ,
“Për menaxhimin e situatës dhe ndërmarrjen e masave preventive ndaj COVID-19, deri tani Komuna ka ndarë 237,000 euro”, tha nënkryetari Rudari, duke potencuar se deri tani janë ndarë 133,000 euro në sigurimin e mjeteve mbrojtës për personelin shëndetësor, ndërsa për dezinfektimin e objekteve dhe hapësirave publike si dhe shtëpive në fshatrat ku janë paraqitur rastet me të infektuar, janë ndarë 94 mijë euro nga buxheti i Komunës”.
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...